Boksieri shqiptar Ferit Keta është shpallur kampion i Gjermanisë.
Një trofe të tillë, ai e fitoi pas triumfit ndaj boskierit Toni Thes. Ferit Keta fitoi me nokaut në raundin e katërt.
I pranishëm ishte edhe ish-boksieri i njohur kosovar Luan Krasniqi.
Ndeshja u zhvillua në Gjermani ndërsa kjo ishte fitorja e nëntë në po kaq ndeshje në boksin profesionist, ku 6 janë fituar me nokaut. Ferit Keta shpallet kështu kampion Europe në peshën “Cruiser”, deri 90.7 kilogramë.
Dhe tashmë menaxherë të ndryshëm janë afruar pranë boksierit shqiptar, pasi shohin tek ai një të ardhme të sigurtë. Ai është një nga shqiptarët më të suksesshëm të sportit profesionist.
Në Gjermani konsiderohet pasardhës i tri herë kampionit botëror të kick-box, Ismail Keta dhe padyshim që me punën e bërë deri tani ka arritur të përmbushë të gjitha pritshmëritë që Ismaili tashmë trajner i tij, ka pasur nga Ferit Keta.
Duelin e shqiptarit mund ta shikoni në videon e mëposhtme në kohën 1 ore e 35 minuta. /telesport/