Ikja spektakolare nga stadiumi i Enner Valencias ka hapur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë rast.
Lojtari nuk i ka paguar asistencat sociale për bijën e tij pesë vjeçare që e ka nga martesa e parë.
Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit në këtë shtet.
Nuk është rasti i parë pasi nëntë lojtarë ekuadorian akuzohen që nuk i paguajnë asistencat ndaj fëmijëve të tyre pas ndarjes nga bashkëshortet.
Sipas shtypit ekuadorian Juan Carlos Paredes, Cristian Ramirez, Renato Ibarra, Pedro Pablo Velasco, Pedro Quinonez, Miller Bolanos, Michael Arroyo dhe Daniel Angulo kanë borxh ndaj ish partnereve 78.477 euro.
Valencia do të ketë marrë mbështetje gjatë tubimit të kësaj jave, duke qenë se Bolanos dhe Quinonez janë të vetmit lojtarë të përmendura më sipër që nuk u thirrën për eliminatoret e Kupës së Botës kundër Kili dhe Bolivia.
Cristian Ramirez, i cili luan për Ferencvaros, është lojtar që i detyrohej më shumë të holla, i ndjekur pikërisht nga Valencia i cili kishte ikur pas ndeshjen me një ambulancë për t’iu shmangur arrestimit. /Telegrafi/
Shuma që nuk e kanë paguar