Site icon Telegrafi

Me nëntë lojtarë të prodhuar në futbollin kosovar, Kosova kështu sot starton ndaj Qipros

Kosova luan sot ndaj Qipros, ku Franco Foda për këtë ndeshje do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Ajo cfarë bie në sy është numri i madh i lojtarëve që e kanë nisur futbollin në Kosovë, për ta vazhduar pastaj në kampionatet më të forta.

Vetëm Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, nuk kanë luajtur asnjëerë në futbollin kosovar.

Tre mbrojtësit e sotëm, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Donat Rudhani e kanë nisur karrierën si futbollist në Kosovë.

Rrudhani është larguar në moshën 12 vjeçare për në Francë, ku ka vazhduar të luajë futboll.

Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari po ashtu janë produkt i futbollit kosovar, me të parin që ende luan te Ballkani, ndërsa Jashari tani është në futbollin ukrainas.

Sulmi me Edon Zhegrovën, Ermal Krasniqin, Milot Rashicën dhe Albion Rrahmanin, po ashtu futbollin e kanë nisur në Kosovë.

Kjo është hera e parë që në një ndeshje zyrtare Kosova luan me kaq shumë futbollistë që futbollin e kanë nisur në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version