AnchorzUP, Banaku, Growzillas, LinkPlus, IT Outsource, Koperativa, Tactica, Nerdy Creative dhe Tenton janë kompanitë që po prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre që i ofrojnë në fushën e teknologjisë informative (TI) në panairin ‘DMEXCO 2023’ që po mbahet në Gjermani.
DMEXCO është panairi me i madhi në Evropë që organizohet për sektorin e TI-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si Google dhe Microsoft.
“Ky panair është një mundësi e mirë që kompanitë tona të krijojnë kontakte me kompani të mëdha në këtë sektor”, thuhet nw njoftimin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Panairi “DMEXCO 2023” është i hapur deri më 21 shtator 2023. /Telegrafi/