Ky sezon vazhdon eksperimentet, madje edhe me ngjyrat e forta, të ndezura, të bëra bashkë
Mes shumë propozimeve që vijnë nga zëra të njohur të botës së modës, këtë herë propozohen bashkë dy ngjyra, të cilat as nuk keni menduar se mund të qëndrojnë bashkë.
Janë në kontrast, po aq sa edhe në harmoni kur i shikon bashkë – pink dhe burgundy (rozë me të kuqe të errët ose vjollcë).
Vishnjë dhe rozë, dy ngjyra që shumë prej nesh nuk do guxonin t’i mendonin bashkë, por janë aq befasuese, sa i japin çdo fiziku një lloj sigurie dhe sofistikimi si rrallë veshje e arrin.
Pastaj, cila prej jush nuk ka dëshirë që të gjithë të kthejnë kokën? Epo, ja që ky kombinim është i duhuri që kjo të arrihet.
Me këtë kontrast që do të shihni në këto kombinime, do të kuptoni se roza dhe vishnja janë bashkimi më i mirë i vjeshtës, sidomos nëse jeni mësuar të shijoni një gotë verë me miqtë në mbrëmje.
Më poshtë, gjeni disa kombinime që do t’ju joshin për t’i pasur këto dy ngjyra patjetër në gardërobë.