Temperaturat e ulëta kufizojnë kreativitetin, kërkojnë shtresa dhe në atë mënyrë zvogëlojnë përshtypjen e elegancës
Mirëpo, zgjidhni me kujdes e pallton e përsosur, femërore, elegante dhe të ngrohtë, si edhe çizmet e mira, transmeton Telegrafi.
Rrethanë lehtësuese sivjet përfundimisht është kthimi i madh i pantallonave me të cilat janë mbushur raftet e shumë dyqaneve dhe janë të përsosura për të gjitha kombinimet afariste.
Materialet pak më të trasha, me shtesë leshi, mjaftojnë që të funksionojnë mirë në krahasim me çdo model.
Pantallonat me këmbë të gjera dhe bel të lartë, modelet në formë cigareje, madje edhe ‘culottes’ do të përshtaten mirë me çizmet.
Njësoj është edhe me fustanet dhe fundet – zgjidhni çizme të gjata dhe gete të trasha, lehtë do të shmangni të ftohtin dhe nuk do të komprometoni stilin tuaj.
Në rast se keni pallto të hollë, kombinimin mund ta shpëtoni me xhaketë të cilën do ta vishni nën palltë, ndërkaq trikoja, edhe pse është e rehatshme, mund t’ju bëjë të dukeni shumë me stil nëse e kombinoni në mënyrë të mençur.
Xhaketa e mëndafshtë, me ndonjë perishane apo perlë, do të ngrejë dukjen tuaj në një nivel të ri – vetëm mos e teproni.