Nëntë shtetas kinezë kanë gjetur vdekjen kur persona të armatosur sulmuan një minierë në Republikën e Afrikës Qendrore.
Persona të armatosur sulmuan një minierë ari të drejtuar nga Kina në Republikën e Afrikës Qendrore të dielën, duke vrarë nëntë shtetas kinezë, thanë autoritetet.
“Ne kemi nëntë trupa të vdekur dhe dy të plagosur”, ka thënë për mediat e huaja, kryetari i qytetit të afërt të Bambari, Abel Matchipata.
Ai tha se viktimat ishin punëtorë kinezë në një vend të drejtuar nga Gold Coast Group.
Pas sulmit, ambasada kineze u bëri thirrje shtetasve kinezë që të mos udhëtojnë jashtë kryeqytetit Bangui, sipas një deklarate në faqen e internetit të ambasadës.
Sulmi në minierën e arit Chimbolo filloi rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale (0400 GMT) kur personat e armatosur mposhtën rojet e vendit dhe hapën zjarr, tha Matchipata.
Sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi persona të armatosur rrëmbyen tre shtetas kinezë në perëndim të vendit pranë kufirit me Kamerunin. /Telegrafi/