Aftësia që t’i lexoni njerëzit e tjerë mund t’ju ndihmojnë dukshëm në komunikim
Lara Chai, e cila ka punuar 23 vjet si agjente e FBI-së, thotë: “Nuk duhet të jeni detektiv i klasit të parë për të kuptuar se çfarë ndodh në kokën e ndokujt. Gjithmonë ekzistojnë sinjale të cilat mund t’i përdorni. E gjitha që është e nevojshme të dini është që t’i kërkoni.“
Cilat janë ato shenja të sakta të cilat na zbulojnë se çfarë mendon apo ndien personi? Lexoni tekstin në vazhdim, nëse dëshironi të mësoni, transmeton Telegrafi.
1. Përcaktoni modelin themelor të sjelljes së tij
Ekzistojnë një sërë formash të ndryshme fizike të sjelljeve të njerëzve. Për shembull, disa njerëz shikojnë dyshemenë gjatë bisedës, kryqëzojnë duart, kolliten, kruajnë kokën apo luhaten para-prapa. Njerëzit sillen në mënyra të ndryshme për shkaqe të ndryshme. Përcaktimi i modelit themelor të sjelljes së dikujt do t’ju ndihmojë që t’i kuptoni edhe aksionet e atij personi – a punon diçka nga shprehia apo dalloni paralajmërimin e tradhtisë, hidhërimit apo papjekurisë?
2. Hulumtoni shprehitë e çuditshme
Kushtoni kujdes dallimeve midis modelit themelor të sjelljes së individit dhe fjalëve e gjesteve të tij. Për shembull, a keni vërejtur që dikush ka shprehi që të pastrojë fytin shumë herë kur është nervoz? Ndoshta fsheh diçka më shumë se sa duket në shikim të parë?
3. Kushtoni kujdes gjesteve të tij
Një gjest apo një fjalë nuk ka gjithmonë kuptim të fshehur. Mirëpo kur gjestet e caktuara pasojnë njëri pas tjetrit, kushtoni kujdes. Për shembull, dikush mund të kollitet sërish e sërish, kruan kokën dhe lëviz nga këmba në këmbë. Jini të kujdesshëm në këtë rast.
4. Krahasoni sjelljen
Nëse ju duket që dikush po sillet në mënyrë të pazakonshme, kushtoni kujdes. Si sillet personi me të tjerët në lokal? A ndryshon shprehja e fytyrës së tij? Cila është pozita e trupit të tij dhe çfarë ju thotë sjellja e trupit të tij? Shikoni personin drejt në sy: nëse bebëzat e syve të tij janë të zgjeruara, i pëlqeni atij. Mirëpo, kjo është e saktë vetëm nëse personi buzëqesh sinqerisht dhe shikon në drejtim tuajin. Nëse shikon anash me buzëqeshje të butë, jini të kujdesshëm sepse me siguri ju mashtron.
5. Shikohuni “në pasqyrë”
Neuronet e pasqyrës të vendosura në trurin tonë shprehin gjendjen e mendjes sonë. Për shembull, buzëqeshja aktivizon muskujt të cilët janë përgjegjës për shprehje të lumtur të fytyrës. Kur mërrolemi, tregojmë pakënaqësinë tonë. Kur shikojnë në drejtim të dikujt që e dashurojmë, ne u japim sinjal muskujve të fytyrës që të relaksohen. Nëse fytyra e atij personi nuk “përgjigjet” në të njëjtën mënyrë, ai person ju dërgon porosinë: ose atij nuk i pëlqeni apo diçka keni bërë.
6. Kërkoni zërin më të fuqishëm
Personi bashkëkohor, sipas rregullit, ka zë të fuqishëm (mos e ngatërroni me zërin kumbues). Shpesh lideri i grupit është personalitet i dobët i cili varet nga të tjerët. Përcaktoni kush në grup ka zë më të fuqishëm dhe do të shtoni shanset tuaja për sukses.
7. Vështroni se si ecin
Nëse personi shikimin e drejton në këmbët e veta në vend që të shikojë drejt para vetes derisa ecën, është shenjë e mungesës së vetëbesimit. Nëse keni vërejtur këtë gjest te dikush në rrethin tënd, lavdërojeni ndonjëherë në mënyrë që t’ia forconi vetëbesimin – ose bëni pyetje të drejtpërdrejtë në mënyrë që nga ai të merrni atë se përse është tepër i frikësuar t’jua thotë.
8. Kushtoni kujdes fjalëve të aksionit
Fjalët e aksionit (shpesh foljet) ofrojnë pikëpamje më të mirë për atë se si mendon ai person. Për shembull, nëse shefi juaj thotë që ka “vendosur të punojë me X kompaninë”, fjala e aksionit është ka “vendosur”.
Kjo fjalë e vetme tregon që shefi juaj me siguri:
a) nuk është impulsiv,
b) peshon drejtimet e ndryshme të aksioneve të veta dhe
c) mendon disa hapa më parë.
9. Përcaktoni bazat e personalitetit të tij
Secili nga ne është personalitet i veçantë, mirëpo ekzistojnë çështje të cilat ju mundësojnë që ta lexoni personin në nivelin themelor:
▪ A është ai person introvert apo ekstrovert?
▪ A janë marrëdhëniet me të tjerët pikë fillestare për veprat e tyre?
▪ Si përballet ai person me rrezikun dhe pasigurinë?
▪ Çfarë e ushqen egon e tij?
▪ Si sillen në situata stresuese?
▪ Çfarë janë kur janë të relaksuar?
Kini parasysh që nevojitet kohë për të mësuar që t’i lexoni në mënyrë të drejtë njerëzit. Natyrisht, për çdo rregull ekziston përjashtimi.
Mirëpo nëse i përmbaheni këtij parimi, mundeni të përmirësoni shkathtësitë tuaja të të vëzhguarit dhe aftësinë që t’i kuptoni njerëzit, gjë që do t’ju mundësojë komunikim më efikas. /Telegrafi/