Nëse në fillim duhet të shkoni në punë dhe pastaj ta mbyllni ditën në një festë, ja si duhet të veproni.
1. Apliko gjithmonë fondotintë mbi kapakun e syve. Ndihmon që toni i syve të qëndrojë më gjatë.
2. Aplikoje gjithmonë tonin nga rrënja e qerpikëve te vetullat. Përqendroje ngjyrën pranë qerpikëve dhe përhape drejt vetullave.
3. Përdor ton sysh edhe poshtë syve. Sytë të duken më të mëdhenj.
4. Përdor pudër poshtë syve. Ndihmon që mos të bëhesh pis me laps dhe maskarë.
5. Vendos maskarë në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.
6. Spërkatë pak llak flokësh në krehrin e vetullave për t’i krehur.
7. Duhet ta nisësh gjithmonë rutinën e grimit duke vendosur balsam buzësh. Sa të vijë radha e buzëkuqit ato do jenë hidratuar.
8. Për ta kthyer këtë pamje dite në nate, merr një hijezues të errët dhe aplikoje.
9. Në fund shtoni një shkëlqyes më të shndritshëm mbi buzë.