Nëntë hajdutë plaçkitën një dyqan të Guccit në Beverly Hills, Los Angjeles, duke vjedhur sende luksi me vlerë prej mijëra dollarë.
Pamjet e plaçkitjes janë bërë virale në internet, transmeton Telegrafi.
Ata mund të shiheshin duke dalë nga dyqani me rroba dhe çanta të shtrenjta derisa rojet e sigurisë shikonin pa reaguar.
Just another store robbery in LA pic.twitter.com/qsSwoF7Uu2
— Chelton Sledgefield (@HyperAware84) August 1, 2023
Disa sekonda pasi njërit prej hajdutëve i ra një çantë, dhe më pas e mori përsëri, një roje sigurie u munda por nuk arriti të ndalonte asnjërin prej tyre.
Njëri prej kalimtarëve ndoqi hajdutët derisa dilnin nga dyqani, derisa një burrë me kostum në fillim të videos duket se thirri policinë.
Plaçkitja ndodhi të hënën, dhe nuk u raportua për të lënduar. /Telegrafi/