Telegrafi

Nëntë ditë pas tërmetit në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ndihmon në nxjerrjen gjallë të 26-vjeçares nga rrënojat

Në zonat e goditura nga tërmeti, i cili mori jetën e mbi 35 mijë vetave në Turqi, edhe nëntë ditë më vonë vazhdojnë të nxirren persona të gjallë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka publikuar një video në faqe tyre në Facebook ku kanë thënë se falë ndihmës së tyre është arritur që sot të nxirret e gjallë nga rrënojat një vajzë 26 vjeçare, në provincën Hatay.

“Shpëtimi i vajzës 26 vjeçare me ndihmën e shoqatës sonë, mbas 9 dite pasi ndodhi tërmeti”, ka shkruar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Facebook.

Edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dy ditë më parë ka arritur që të nxjerrtë të gjallë disa persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.

Nëntë ditë tërmetit që oditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Deri më tani janë kofirmuar mbi 41 mijë, por nuk ka një vlerësim zyrtar se sa njerëz mund të jenë ende nën rrënoja. Megjithatë, mediat turke flasin për mbi 70,000 njerëz, përfshirë të rritur dhe fëmijë. /Telegrafi/