Për të gjithë ata që duan macet: Një lajm i mirë për ju! Përveçse se duken si një top i lezetshëm me gëzof, ato janë gjithashtu, tepër të mira për shëndetin tuaj
Shkenca tregon se kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë në parandalimin e alergjive te fëmijët, në largimin e infeksioneve të frymëmarrjes, të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe madje të rrisin vetëvlerësimin.
Këto janë 9 arsyet se pse duhet t’i vlerësoni kotelet që keni në jetën tuaj:
1. Ato e mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme
Sipas një studimi të vitit 2008, nga studiuesit e Institutit Stroke të Universitetit të Minesota, pronarët e maceve kanë më pak të ngjarë të vdesin nga ataku i zemrës.
Monitorimi i afro 4500 njerëzve (tre nga pesë pjesëmarrës zotëronin një mace), për një përiudhë 10-vjeçare, bëri që studiuesit të ishin në gjendje të përcaktonin se pronarët e maceve kanë një rrezik të zvogëluar me 30%, në krahasim me pjesëmarrësit pa mace, kur bëhet fjalë për atakun në zemër.
Një studim vijues i vitit 2009, vërtetoi më tej se pronësia e maceve është e lidhur me një rrezik të zvogëluar të vdekjes nga të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.
2. Praktikisht, macet shpikën dremitjen
Macet jo vetëm që e vlerësojnë rëndësinë e gjumit, por duken edhe aq të adhurueshme kur flenë.
Studimet tregojnë se një gjumë i shkurtër në mesditë mund të bëjë mrekullira për kujtesën, krjimtarinë, produktivitetin dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Kështu që, nëse nuk gjeni dot kohë për gjumë, mbase mundësia për t’u ulur pranë mikut tuaj të vogël, do t’ju bindë të pushoni për 20 minuta.
3. Macet nuk dorëzohen lehtë
Nuk ka rëndësi sa herë bien, macet gjithnjë e gjejnë vullnetin të ngrihen përsëri. Ato njihen për elasticitetin e tyre dhe janë një provë e qartë e vendosmërisë. Fundja, nuk i kanë 9 jetë pa arsye.
4. Putrat e tyre ndihmojnë për të qetësuar nevrat
Studimet tregojnë se putrat e maceve mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit të pronarit të tyre, si dhe në uljen e presionit të gjakut.
Për më tepër, macet mund të krijojnë vibracione të pastra nga 20-140 Hertz, një frekuencë që thuhet se është e dobishme për një sërë sëmundjesh, sipas Science American.
5. Macet ju bëjnë të qeshni edhe kur ju mendoni se nuk jeni në humor
Vitin e kaluar, studimet në Universitetin Loma Linda në Kaliforni, zbuluan se të parit vetëm për 20 minuta video gazmore të maceve zvogëlon nivelet kortizolit dhe ndihmon kujtesën afatshkurtër.
Hulumtime të tjera e lidhin të qeshurën me një sistem më të fortë të zemrës dhe imunitetit.
6. Na mësojnë rëndësinë e një vendimmarrjeje strategjike
Në dallim nga kafshë të tjera shtëpiake, si qeni, të cilët janë gati të ndjekin topin e tenisit në korridor apo diçka tjetër, macet kanë tendencë të zgjedhin dhe ato i zgjedhin betejat e tyre me kujdes.
7. Mund të ndihmojnë fëmijët me autizëm të komunikojnë
Terapia e kafshëve shtëpiake duket një mjet i dobishëm për të mësuar, pasi shumë njerëz me autizëm ndjejnë një lidhje më të fortë me kafshët sesa me njerëz të tjerë.
Një studim fancez i vitit 2002 vëzhgoi 40 fëmijë autikë me kafshët e tyre shtëpiake dhe zbuloi se fëmijët ndjeheshim më qetë dhe mund të shoqëroheshin më lehtë, nëse kishin kafshët e tyre shtëpiake pranë. Ata e shoqëruan këtë ndryshim me rritjen e prodhimit të hormonit të oksitocinës, e cila mund të nxitet nga të mbajturit një mace dhe rrit më tej, ndjenjat e besimit dhe dashurisë.
8. Ato ju mbështesin në luftën me depresionin
Shoqëria e një maceje është një forcues i njohur i humorit, një shpërqendrim pozitiv për ata që luftojnë me çregullimet e depresionit. Përtej shoqërimit të tyre, kafshët shtëpiake ofrojnë një mënyrë për të shtuar rutinën, përgjegjësinë dhe aktivitetin shoqëror.
9. Macet e dinë se nuk ka problem nëse “çmendeni” herë pas here
Deri më tani folëm se si macet janë të qeta, por edhe ato nuk janë gjithnjë në
“humor” dhe këtë e trregojnë, si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht.
Sipas studimeve, edhe kjo i ndihmon pronarët e tyre, me justifkimin se herë pas herë, të gjithë njerëzit (dhe kafshët), thjesht kanë nevojë të shfryhen.
Burimi: Anabel, Huff Post