Një udhëtar në autobus është lënduar rëndë, ndërsa edhe gjashtë persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në gjashtë nga gjithsej nëntë aksidentet e evidentuara në 24 orët e fundit në Shkup. Tre nga aksidentet janë me dëme materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, policia rrugore ka sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit, 23 pa patentë shofer, përkatësisht me automjet të paregjistruar, si dhe 13 shoferë për përdorim të telefonit mobil.
Janë hasur edhe 54 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 78 automjete të cilët në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik, ashtu edhe atë motorizues.
Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian në hendboll, në QS “Boris Trajkovski” sonte në orën 18:30 do të luhet ndeshja ndërkombëtare ndërmjet skuadrave të Maqedonisë dhe Ukrainës. Për zhvillim të papengueshëm të ndeshjes, policia rrugore paralajmëron masa adekuate për siguri në komunikacion, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzim të komunikacionit. /Telegrafi/