Site icon Telegrafi

Nëntë aksidente dje në Shkup, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej nëntë aksidente në komunikacion, që kanë ndodhur dje në rrethinën e Shkupit. Në gjashtë aksidentet janë shënuar dëme materiale.

Policia, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga komunikacioni ka ç’kyçur 45 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes, 24 pa patentë shoferi dhe tre fillestarë.

Janë sanksionuar edhe tre shoferë për shkak se automjetet e tyre nuk kanë qenë teknikisht në rregull, janë sanksionuar edhe 21 shoferë për shkak se veturat e tyre kanë qenë të paregjistruar dhe 144 për shkak se kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e “merimangës” janë larguar 82 vetura./Telegrafi/

Exit mobile version