Gjatë natës së kaluar në Shkup janë sanksionuar 41 vozitës për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 28 pa patentë shoferë dhe dy si fillestar, njoftojnë nga SPB Shkup.
Gjatë 24 orëve të kaluar në Shkup kanë ndodhur gjithsej nëntë aksidente në komunikacion, ku në shtatë prej tyre nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe në dy janë shënuar dëme materiale.
Policia rrugore gjithashtu ka lëshuar 132 dënime për shkak të parkimit jo të rregullt të veturave, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 87 vetura.
Nga komunikacioni janë ç’kyçur edhe 20 vetura të paregjistruar, katër për shkak se nuk kanë qenë në rregull teknikisht dhe një veturë për mbingarkim./Telegrafi/