Telegrafi

Nënshtresa dhe mbulimi i të metave në lëkurë

Nënshtresa njëherazi mbulon të metat edhe më të vogla në lëkurë. Zgjedhjen e ngjyrës së nënshtresës e bëni duke u bazuar në ngjyrën e tenit natyror që keni, gjendjes dhe plakjes së lëkurës. Mirë do të ishte para se ta vendosni nënshtresën, ta bëni një provë në lëkurën e mollëzave, sepse lëkura e duarve dallohet dukshëm nga ajo e fytyrës.

Zgjidhni 2-3 nuance të cilat më së shumti ju përgjigjen tenit të juaj. Bëni tri vija të holla në njërën nga mollëzat, pritni disa minuta dhe shikoni në dritë natyrale. Nuancat e përshtatshme do të shkrihet me tenin, ashtu që këndet e vijës së tërhequr as që do të dallohen. Ekziston nënshtresa në formë të lëngshme të cilën e qesim në katër pika të fytyrës: në mjekër, ballë, faqe, dhe në hundë, e pastaj me maje të gishtave ose shpuzë kozmetike e shpërndajmë në tërë sipërfaqen.

Nënshtresa në formë kremi ka aftësi mbulimi të madhe, jep rezultate të mira tek lëkura e thatë dhe më e vjetër. Qitet në ballë, mjekër, mollëza dhe hundë e pastaj me majën e gishtave shpërndahet në tërë sipërfaqen. /Telegrafi/