Telegrafi

Nënshkruhet protokoll për procedura të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc midis doganës së Maqedonisë dhe Serbisë

Protokollin për zbatimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Republikës së Serbisë për përcaktimin e procedurave doganore për kalimin kufitar hekurudhor Tabanoc-Preshevë, e kanë nënshkruar sot në Beograd drejtorët e doganave të Maqedonisë dhe Serbisë, Natasha Radeska dhe Milosh Tomiq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, Protokolli paraqet vazhdim të bashkëpunimit doganor në një sferë të re të në zbatimin e procedurave doganore./Telegrafi/