Një protokoll për lëvizjen më të shpejtë të mallrave do të nënshkruhet sot në Qeveri, ndërmjet Doganave dhe Byrosë për Siguri Publike.
Qëllimi i protokollit është përpilimi i procedurave për lëvizje më të shpejtë të bagëtisë së gjallë, pastaj mallit të freskët, materieve të rrezikshme, mallra në sistemin e ri të tranzit të kompjuterizuar, si edhe mauneve të zbrazura.
Me këtë protokoll pritet të përfshihen vendkalimet kufitare të Tabanocit dhe Bogorodicës./Telegrafi/