Site icon Telegrafi

Nënshkruhet protokoll për kontrolle të përbashkëta në mes RMV-së dhe Serbisë në kufirin Llojan – Miratoc

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski realizoi sot takim bilateral me kolegun e tij serb, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq. Me këtë rast ata kanë nënshkruar Protokollin për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në vendkalimin e përbashkët kufitar “Llojan-Miratoc”.

“Edhe pse shërbimet kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në mënyrë tradicionale tani më një kohë të gjatë bashkëpunojnë, me këtë Protokoll do të kontribuojmë në rregullimin më të detajuar të kontrolleve kufitare të këtij vendkalimi kufitar”, shkroi ministri Spasovski në Facebook.

Spasovski shprehu falënderim për kontributin e vazhdueshëm të MPB-së të Republikës së Serbisë me dërgimin e nëpunësve policorë të cilët marrin pjesë në Operacionin e përbashkët për mbikëqyrje të përforcuar të kufirit jugor, që në masë të madhe, siç thotë, “kontribuon në përforcimin e kapaciteteve në luftën kundër migracionit të kundërligjshëm, që ka rëndësi të madhe në vendin tonë për shkak të presionit me të cilin ballafaqohemi në kufirin tonë jugor”.

Exit mobile version