Telegrafi

Nënshkruhet platforma e organizatave qytetare rome në Maqedoni

Tv Telma bën të ditur se rreth 40 shoqata qytetare rome kanë nënshkruar sot një platformë të përbashkët gjithëpërfshirëse për komunitetin rom në Maqedoni.

Ata kërkojnë përfshirje më të madhe të bashkësisë së tyre në zhvillimet shoqërore, si edhe pjesëmarrje aktive gjatë formulimit të politikave publike dhe edukimit politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, organizatat rome kërkojnë përfshirjen e prioriteteve për zhvillim të bashkësisë rome në agjendat e partive politike, si edhe sigurimin e një raportimi dhe transparence të deputetëve./Telegrafi/