Telegrafi

Nënshkruhet memornadum në mes në odave ekonomike të 4 vendeve të rajonit

Me iniciativën e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dje dhe sot në Vlorë është mbajtur takimi i delegacioneve të odave ekonomike, gjegjësisht të dhomave të tregtisë dhe industrisë të katër vendeve te rajonit i cila kishte për qëllim gjetjen e mundësive për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të asociacioneve të biznesit në këto vende dhe hartimin e programeve të zhvillimit të cilat do te financoheshin nga Fondet e Unionit Evropian.

Delegacionin e Kosovës në këtë takim e përbenin kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë Safet Gërxhaliu.

Ata kishin edhe takime të veçanta me homogët e tyre nga këto vende me ç’rast u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit dhe krijimit të grupit të përbashkët të eksperteve të cilët do të merreshin me eliminimin e barrierave të ndryshme në bashkëpunimin e bizneseve dhe ekonomive të këtyre vendeve, çështjet e qasjeve në fondet evropiane dhe ngritjen e bashkëpunimit në nivel me të lartë.

Si rezultat i këtij takimi një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë, kryesuar nga kryetari Branko Azevski dhe biznesmen nga ky vend me 16 qershor do të vizitojnë OEK-në ku do të bisedohet për format konkrete të bashkëpunimit. /Telegrafi/