Telegrafi

Nënshkruhet Memorandumi për Iniciativën Globale “100 Million Learners Global Initiative” nga Thunderbird School of Global Management

Sot, nën organizimin e UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, u mblodhën rektorët e institucioneve të larta të arsimit nga KosovaShqipëria dhe Maqedonia e Veriut për një ngjarje të veçantë, për të nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të iniciativës globale “100 Million Learners Global Initiative“, nga Thunderbird School of Global Management, e rankuar si Shkolla Nr.1 në botë për Master në Global Management, dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

 

 

 

Ky bashkëpunim vjen falë Partneritetit që UNI – Universum International College ka me Arizona State University, ku për studentët e Universiteteve partnere do të ofrohen lëndë apo module me ECTS Falas, për 140.000 studentë në gjithë rajonin e ballkanit në Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze, të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management.

Kjo ngjarje e rëndësishme ka sjellur bashkë liderët e arsimit të lartë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndarë dhe rikonfirmuar angazhimin e tyre ndaj kësaj iniciative të rëndësishme globale për edukimin. Gratë dhe vajzat e reja do të përbëjnë 70% të përfituesve që kjo iniciative ka për qëllim të arrijë.

Kjo iniciativë globale ofron programe të ndryshme për 3 cikle të edukimit:

Foundational program: Është e hapur për të gjitha ciklet edukimit.

Intermediate program: Kontenti për nxënësit e Shkollës së Mesme apo për nxënësit të nivelit Bachelor

Advanced Courses: Kontenti për studentët e nivelit Bachelor apo Master.

Memorandumi i bashkëpunimit do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe fuqizimin e komuniteteve të studentëve në këtë rajon të rëndësishëm të Evropës. Ky është një moment historik që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe studentët tanë.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.