Site icon Telegrafi

Nënshkruhet memorandumi mes Komisionit Kombëtar Zviceran dhe Avokatit të Popullit

Sot nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtar Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ky memorandum përcakton kornizën e bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, të cilët veprojnë si Mekanizma Kombëtarë për Parandalim të Torturës lidhur me monitorimin e përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Procesi i monitorimit do të përfshijë fazën e dorëzim-pranimit të personave që do të kthehen në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, procedurat hyrëse në pikën kufitare të zbatuara nga Policia e Kosovës, shërbimet mjekësore, çdo procedurë tjetër vlerësimi, si dhe dërgimin në institucionet përkatëse

Exit mobile version