Site icon Telegrafi

Nënshkruhet memorandumi mes FSUNK dhe Agjensionit për Anti-Doping

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) së bashku me Agjensionin Kosovar për Anti-Doping (KosADA) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje është bërë me qëllim që të parandalohet përdorimi i dopingut.

Memorandumi u nënshkrua nga ushtruesja e detyrës së kryetarit të FSUNK Diellza Kelmendi dhe nga koordinatori i Agjensionit Kosovar për Anti-Doping Dr. Gezim Murseli.

Nga ky bashkëpunim, do të jetë si mbështetje në lojërat olimpike dhe integritetin në sport nga dopingu.

Për sportin kosovar kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme, duke analizuar rastet ku dyshohet se ka pasur doping.

Exit mobile version