Telegrafi

Nënshkruhet memorandum për shfrytëzimin e objekteve të NSH-ve

Me këtë Memorandum, i cili u nënshkrua nga ministri i MSHP-së, Arsim Bajrami dhe Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të Drejtorëve i AKP-së, me praninë edhe të ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati dhe zëvendës ministrit të MSHP-së, Rifat Blaku, parashihet që AKP-ja të shqyrtojë kërkesat e MSHP-së për shfrytëzimin e ndërmarrjeve shoqërore, si dhe lidhja e marrëveshjeve mes dy institucioneve për shfrytëzimin me qira të objekteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Në bazë të këtij Memorandumi, MSHP-ja ofron shërbime për nevoja të AKP-së, me qëllim të shmangies së shpenzimeve të dyfishta nga buxheti i Kosovës.

Gjithashtu, me këtë Memorandum MSHP-ja obligohet të bëj përgatitjet e nevojshme teknike për të kryer pranim dorëzimin e objekteve të ndërmarrjeve shoqërore që i janë dorëzuar MSHP-së nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /Telegrafi/