Telegrafi

Nënshkruhet memorandum për përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit në Maqedoni

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, kryetarja e Qendrës për hulumtime juridike Lidija Stojkova Zafirovska dhe ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway, sot kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim për përmirësimin e gjendjes në gjyqësorin e Maqedonisë.

Bashkëpunimi do të realizohet deri në fund të muajit mars të vitit 2020, ndërsa pritet të përmirësojë transparencën, sigurinë juridike dhe efikasitetin e gjyqësorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i perceptimit dhe besimit të opinionit në sistemin gjyqësor, para se gjithash rritjen e transparencës së gjykatave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ky memorandum pritet të realizohet përmes tre komponentëve: ndjekjes së reformave në sistemin gjyqësor, forcimin e sigurisë juridike dhe përmirësimi i kuadrit juridik përmes trajnimeve të gjykatësve.

Zbatues i këtij projekti do të jetë Qendra për hulumtime dhe analiza juridike./Telegrafi/