Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina ashevska-Remenska dhe Platforma për barazi gjinore e përfaqësuar nga kryetari i OJQ ‘Reaktor-Investigim në aksion’, Damjan Zdravev nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Platforma për barazi gjinore me këtë Memorandum për bashkëpunim vendos bazë për partneritet strategjik dhe bashkëpunim në fushën e barazisë gjinore dhe përforcimin e grave, me qëllim që të përkrahet realizimi i qëllimeve në Ligjin për mundësi të barabarta të femrave dhe burrave dhe Strategjia për barazi gjinore të RM-së (2013-2020) si dhe bashkëpunim në fushën që nuk inkuadrohen Strategji, ndërsa kontribuojnë për arritjen e barazisë gjinore’, thuhet në njoftimin e sotëm të MPPS-së.
Poashtu u vlerësua se me këtë mund të arrihet avancimi i të drejtave të grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore. /Telegrafi/