Agjencia për Flotën Civile Ajrore dhe Sekretariati për Çështje Evropiane do të organizojë trajnime të përbashkëta për të punësuarit në këmbim të njohurive dhe përvojave të domosodoshme për harmonizimin e mëtejshëm të rregullativës vendore me atë evropiane, me fokus të përgatitjes së versionit kombëtar në të drejtën evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktivitetet e planifikuara janë definuar me Memorandumin për bashkëpunim, që u nënshkrua sot nga drejtori i AFCA-së,Goran Jandreovski dhe sekretares shtetërore të SÇE-së, Ana Bllazhevskës.
“Fokusi i bashkëpunimit, si në periudhën e kaluar edhe në atë të ardhshmen, është përgatitja e versionit kombëtar të së drejtës evropiane, por presim në të ardhmen bashkëpunim të zhvillohet edhe në fusha të tjera, para së gjithash në përdorimin e fondeve evropiane, inkuadrimin e përbashkët në bashkëpunimin bilateral me donatorë bilateralë, trajnime…”, deklaroi Bllasheska.
Sipas Jandreovskit, me memorandumin obligohen për thellimin e bashkpunimit i cili edhe deri tani ka qenë në shkallë të lartë.
Me këtë, theksoi, dërgohet mesazh se SÇE-ja është institucion i hapur për bashkëpunim dhe mund të ndihmojë për zhvillimin në çfarëdo lloj fushe.
Sekretarja shtetërore e SEÇ-së theksoi se versioni kombëtar për të drejtën evropiane është proces që realtivisht është pak i njohur tek ne, por se ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe parakusht që edhe më tej gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare në BE.
Memorandumi me AFCA-në siç tregoi, është iniciativa e parë e tillë që e vendos SÇE-ja me një institucion tjetër. /Telegrafi/