Site icon Telegrafi

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet RMV-së dhe SHBA=së për mbështetje eksperte për zhvillimin e një Strategjie të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje eksperte për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

“Ky bashkëpunim në një nga çështjet më thelbësore për shtetin është vetëm një konfirmim i partneritetit strategjik dhe shkallës së bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Siç e dini, më 19 shtator, qeveria miratoi informacionin për nevojën e zhvillimit të një Strategjie të Sigurisë Kombëtare, e cila do të përfaqësojë një dokument thelbësor e strategjik dhe një vizion unifikues për vendin tonë në përcaktimin e interesave jetike dhe strategjike për një vend të sigurt dhe shoqëri të qëndrueshme”, theksoi kryeministri Kovaçevski, në fjalimin e tij në manifestimin e sotëm pas nënshkrimit të Memorandumit.

Kovaçevski falënderoi Ambasadën Amerikane dhe veçanërisht ambasadoren Aggeler për këtë mbështetje.

“Jam i kënaqur që për këtë qëllim dhe përmes Memorandumit që do të nënshkruajmë sot, ekipit toni i bashkohet një profesionist amerikan i sigurisë kombëtare me mbi 35 vjet përvojë pune në planifikimin strategjik, komunikimin ekzekutiv dhe operacionet globale”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Aggeler theksoi se është nder të jem pjesë e ngjarjes së sotme të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje eksperte për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, e cila është pjesë përbërëse e Dialogut Strategjik ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version