Site icon Telegrafi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes të UEJL-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Me të mundësohet që kuadro profesionale nga Ministria t’u japin ndihmë adekuate studentëve të Fakultetit juridik në UEJL që dëshirojnë të japin provimin e jurisprudencës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Xhaferi theksoi se kjo është hera e parë që Ministria nënshkruan marrëveshje të këtillë me ndonjë institucion të arsimit të lartë në Maqedoni.
“Procesi që e finalizuam sot, filloi që kur ministër i Drejtësisë ishte profesori i UEJL-së, Adnan Jashari dhe ja tani unë e nënshkruaj si ish-student këtu. Në këtë mënyrë, Minsitria do t’u dalë në ndihmë të gjithë studentëve të interesuar për ta dhënë provimin e jurisprudencës me ekspertët tanë të cilët do t’u ndihmojnë që me sukses ta kalojnë këtë provim si pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre të mëtutjeshme pas përfundimit të fakultetit”, deklaroi Xhaferi.
Për rektorin e UEJL-së Dika, memornadumi i nënshkruar sot është vetëm vazhdim i bashkëpunimit të mirë të dy institucioneve.
“Kam kënaqësi të madhe të bashkëpunoj me ish-studentin tonë, tnai minsitër i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, i cili tani është në pozitën që të kontribuojë në këtë sektor të rëndësishëm të jetës shoqërore me dituritë dhe kompetencat që i ka përfituar gjatë shkollimit në UEJL. Mundësia për ta dhënë provimin e jurisprudencës gjatë studimit është edhe vazhdim i drejtimit tonë për zbatim praktik të diturive ashtu siq studentët tanë i përfituan gjatë studimeve të tyrr, ashtu siq dalin të përgatitur në tregun e punës”, tha Dika./Telegrafi/

Exit mobile version