Banka Popullore dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi që synon promovimin e shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve në lidhje me konkurrencën në sektorin bankar.
Siç u theksua në mbledhjen e sotme të guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska dhe kryetarit të KMK-së Vladimir Naumovski, forcimi i mëtutjeshëm efektiv i konkurrencës në këtë fushë do të çonte në kushte më të mira për sektorin e korporatave si edhe për banorët si përdorues të produkteve dhe shërbimeve bankare, si dhe deri në zgjerimin e gamës së produkteve të ofruara nga bankat, në kushte konkurruese. Ky është pikërisht motivi kryesor për lidhjen e marrëveshjes që përcakton më saktë bashkëpunimin midis dy institucioneve në këtë fushë.
Me Memorandumin rregullohet shkëmbimi i të dhënave dhe informacioneve midis dy institucioneve në procedurat që i udhëheqë KMK, të cilat janë të lidhura me një ose më shumë pjesë të bankave, gjatë përgatitjes së analizave së nivelit të konkurrencës në sektorin bankar dhe në përgatitjen e ndryshimeve të akteve nënligjore nën juridiksionin e Bankës Popullore.
Është parashikuar gjithashtu të mbahet një takim vjetor në të cilin përfaqësuesit e të dy institucioneve do të rishikojnë plotësisht analizën e konkurrencës në sektorin bankar dhe do të diskutojnë çështje më të rëndësishme./Telegrafi/