Telegrafi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes OEK-ut dhe Balkan Codev

Në një njoftim zyrtar të OEK-së thuhet se të dy palët nënshkruese janë janë pajtuar që të përkrahin dhe inkurajojnë shkëmbimin e delegacioneve ose misioneve tregtare, pjesëmarrjen e përbashkët në panaire, seminare dhe sallone.

Në kohën e nënshkrimit të këtij memorandumi është mbajtur edhe një takim në mes të biznesmenëve nga Kosova dhe delegacionit të bizneseve nga Franca, të cilët ishin pjesë e delegacionit të Ballkan Codev.

"Në takim u fol për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë të organizatave të mëdha tregtare dhe transportuese nga Kosova me ato të Francës me theks të veçantë në lëmin e produkteve ushqimore dhe transportit".

Zyrtarë të OEK-ut kanë njoftuar se nënshkrimi i sotëm i memorandumit me agjencinë franceze paraqet vetëm fillim i krijimit të lidhjeve më të forta në mes të ekonomive të dy vendeve, të cilat shpresohet se do të vazhdojnë me krijimin e kushteve për investime në prodhimtari. /Telegrafi/