Ministri për Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe ministri serb për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion, Rasim Lajiq nënshkruan marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve konfidenciale të përdorura në të dyja vendet.
Kjo do të thotë që dokumentet e lëshuara në mënyrë elektronike nga institucionet në Maqedoninë e Veriut, të tilla si Regjistri Qendror, Administrata Doganore, Zyra e Regjistrimit, do të njihen njësoj në Republikën e Serbisë dhe anasjelltas. Qytetarët nuk do të kenë nevojë që një dokument që kanë nxjerrë në një shtet, përsëri në të njëjtën procedurë ta nxjerrin edhe në shtetin tjetër.
Shërbimet e kualifikuara konfidenciale njihen reciprokisht, të ofruara nga ofruesit e shërbimit konfidencial të kualifikuar në të dyja vendet, në përputhje me ligjet që rregullojnë dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, siç janë: nënshkrimi elektronik i kualifikuar, vula elektronike e kualifikuar dhe vula kohore elektronike e kualifikuar.
Me pranimin e kësaj marrëveshje do të promovohet përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve në fushën e shoqërisë së informacionit./Telegrafi/