Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe homologu i tij bullgar, Boil Banov kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e kulturës Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ky dokument bilateral i cili i bashkëngjitet Marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim do t’i intensifikojë lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve në të cilat në të kaluarën u realizuan iniciativa dhe projekte të shumta nga të gjitha veprimtaritë nga sfera e kulturës. Në të dyja vendet nga viti 2005 ekzistojnë edhe qendra informative kulturore në të cilat vazhdimisht prezantohen artistët dhe institucionet nga të dyja vendet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës, ministrat e Kulturës vendosën edhe kurorë lulesh te përmendorja e Goce Dellçevit në Sofje, me çka u shënua 147-vjetori i lindjes së kolosit, njëherazi ishin të pranishëm edhe në programin artistik kulturor, i cili me këtë rast u realizua në Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Sofje./Telegrafi/