Sot, kryetarët e odave të veterinarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë në Ohër nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim, si kornizë me të cilën rregullohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve nënkupton vendosjen e sistemit zyrtar të bashkëpunimit që parasheh rregulla të qarta dhe detyrime për shkëmbim të informatave, bashkëpunim në sferën e arsimimit të vazhdueshëm. Në veçanti për ne është e rëndësishme që nga Bullgaria si shtet anëtar i BE-së mund të pranojmë informata dhe përvoja në pjesën e zbatimit të ligjeve evropiane”, tha kryetari i Odës së veterinarëve të Republikës së Maqedonisë, Tomisllav Nikollovski.
Të njejta janë edhe qëndrimet e kryetarëve të odave të veterinarëve të Serbisë, Davor Shashiq dhe atij të Bullgarisë, Mihail Bashtavelov, të cilët e theksuan nevojën për bashkëpunim intensiv në këtë sferë, pikërisht për faktin se sëmundjet e kafshëve nuk njohin kufinj fizik të vendosur nga njerëzit./Telegrafi/