Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nënshkruar sot marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, zëvendësshefi i saj, Riccardo Serri.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, falënderoi Bashkimin Evropian për gatishmërinë e tyre që të vëzhgojnë zgjedhjet.

“Vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore, nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep rëndësi dhe shpreh përkushtimin për rrjedhjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë. Kjo nuk është hera e parë që ka vëzhgues nga BE-ja, këto zgjedhjet si herëve të tjera do të kemi edhe vëzhgues të partive politike si dhe nga vëzhgues të shoqërisë civile”, ka deklaruar Daka.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version