Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë e parë

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjet i ka nënshkruar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe në emër të Bankës Botërore, Ranjit Nayak.

Kryeministri Hashim Thaçi i vlerësoi shumë të rëndësishme këto projekte. Ai tha se, implementimi i tyre do te ndikojë drejtpërdrejt ne ngritjen e mëtutjeshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shërbimeve që ato ofrojnë.

Po ashtu, sipas kryeministrit Thaçi, do të krijohen parakushtet e nevojshme që përmes ofrimit te shërbimeve efikase të përmirësohet edhe më tej ambienti për punë dhe jetë në Kosovë. “Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është edhe një dëshmi se Shteti i Kosovës po arrin pjekurinë dhe qëndrueshmërinë e vet ne rrugën e mëtutjeshme te zhvillimit”, tha kryeministri Thaçi.

Kjo është kredia e parë e Bankës Botërore për Kosovën, që nga anëtarësimi i vendit në këtë institucion të rëndësishëm financiar ndërkombëtar në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/