Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për grant për Çifte Hamam

Ministri i kulturës, Asaf Ademi, dhe ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli, sot në Çifte Hamam morën pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për grant që e ndan Fondi i Ambasadorëve për trashëgimi kulturore i SHBA-ve për vitin 2018 për projektin “Rehabilitimi i dëmtimeve nga lagështia (enterieri dhe eksterieri), mbrojtja nga hyrja e ujërave atmosferike, mbrojtja nga rrezet ultraviolete dhe rrethimi i objektit kulturor Çifte Hamam”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me nënshkrimin e këtij granti, që kap shumën prej 91.000 dollarësh amerikanë, ne vazhdojmë me përpjekjet tona për të siguruar jetëgjatësinë e këtij monumenti reprezentativ të kulturës – që është pjesë e Galerisë Nacionale të Maqedonisë dhe është në funksion të një hapësire multimediale ekspozuese”, theksoi ministri Ademi.

Ai ka shtuar se granti për Çifte Hamamin është granti i dytë që Ambasada e SHBA-ve në vend ia ndanë Galerisë Nacionale të Maqedonisë, pas grantit të parë në vitin 2010 që ishte dedikuar për rikonstruimin dhe ndërtimin e kanalit të drenazhit të Hamamit të Daut-Pashës./Telegrafi/

Exit mobile version