Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencën në energji për nivelin Komunal

Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).

Marrëveshja nënshkruhet nga Ministrii Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë z. Christoph Tiskens, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe Kryetarët e Komunave përfituese.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, do të ketë edhe prononcim për Media.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në ora 10:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Qendra për Media. /Telegrafi/

Exit mobile version