Sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit” Zoran Millkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani projekti është i ndarë në dy pjesë. Fillimisht do të ndërtohet pjesa e parë prej dy kilometrave dhe më pas ajo prej 10 kilometra.
Dy kilometrat e parë do të financohen nga buxheti i shtetit kurse pjesa e ngelur do të ndërtohet me kredi./Telegrafi/