Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për angazhimin e 40 punëtorëve në mirëmbajtjen e pyjeve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për punësimin sezonal të punëkërkueseve, në sektorin e pylltarisë, ku do të angazhohen 40 punëkërkues.

“Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, qëllim i kësaj marrëveshje është realizimi i programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në aktivitete silvikulturore, rrallime paratregtare, pastrime, çlirime, krasitje, hapje shtigjesh pyjore, mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe aktivitete me interes për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (AKP)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Këta punëkërkues, do të jenët ë angazhuar për gjashtë muaj dhe pritet të filloj të realizohet nga mesi i këtij muaji, ndërsa programi realizohet në Malet e Berishës, që është zonë me interes të veçantë, edhe për APK-në.

Ky program realizohet në bashkëpunim me zyrën e punësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version