Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja mes FFK-së dhe ‘Kelme’ për fanellat e Përfaqësueses së Kosovës (Foto/Video)

Federata e Futbollit të Kosovës dhe marka e njohur sportive ‘Kelme’ kanë arritur marrëveshje për fanellat e Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo është njoftuar në konferencën për shtyp, në të cilën ishin kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe drejtuesi spanjoll Carlos Garcia.

“Kontrata është shumë e rëndësishme. Marrëveshja e nënshkruar është për dy cikle të Kampionatit Botëror dhe atij Evropian. Kelme ishte sponsor i Realit dhe jemi te kënaqur me kushtet e ofruara”, ka thënë Vokrri.

“Kelme nuk i kanë shikuar qeshjet politike meqenëse Spanja nuk ka njohur Kosovën”, deklaroi Vokrri. /Telegrafi/

Exit mobile version