Site icon Telegrafi

​Nënshkruhet marrëveshja financiare për rritje të kapitalit garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë, Klaus Muller dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare për rritjen e kapitalit garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë 5 milionë euro.

Mbështetja e Qeverisë gjermane bëhet me qëllim të fuqizimit të kredi-dhënies të sektorit të biznesit për evitimin e pasojave të krizës si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.

Linjat garantuese të financuara nga Qeveria gjermane, me ndërmjetësim të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, tashmë mbështeten me kapitalin prej 18.5 milionë euro.

Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 220 milionë euro të shpërndara në më shumë se 5,865 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 8 mijë vende të reja pune. /Telegrafi/

Exit mobile version