Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes OEK-ut e AUK-ut

Me këtë rast Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj theksoi se kjo marrëveshje do tu shërbente si bizneseve në Kosovë po ashtu edhe Universitetit Amerikan në Kosovë.

"Fushatë në të cilat ne në të ardhmen pretendojmë të bashkëpunojmë me AUK-un është fusha e trajnimit, këmbimi i eksperiencave. Normalisht ne do tu ofrojmë studentëve të AUK-ut praktikë nëpër ndërmarrjet tona, për të krijua një bazë më të mirë për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve tona".

Ndërsa Kryetari i AUK-ut, Krist Halt, ka theksuar se bizneset në Kosovë kanë nevojë për ekspert të cilët dalin nga AUK-u.

"Konsideroj se bizneset e juaja kanë nevojë për fuqi punëtore të cilët janë me mendje të hapur, të cilët kanë vizion dhe do të janë ndihmesë e madhe për bizneset e juaja". /Telegrafi/