Telegrafi

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e parkingut te Fakulteti Filologjik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas një procedure mbi njëvjeçare, dje kanë nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime te Fakulteti Filologjik.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

“Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik. Në të njejten kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut te gjelbërt para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervur për autobusë.

Parkingu me një investim mbi 10 milion euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj. 
#prishtina”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/