Telegrafi

Nënshkruhet kontrata më fitimprurëse në historinë e sportit, Alvarez do të fitojë 365 milionë dollarë

Boksieri Canelo Alvarez ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare në vlerë 365 milionë dollarë.

Kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit, dhe këtë edhe thotë promovuesi i tij, Oscar De La Hoya, ish-boksieri i famshëm.

Marrëveshja e Canelos është për 11 ndeshje boksi brenda pesë viteve.

“Canelo është sportistit më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur”, ka thënë De La Hoya për ESPN.

Fama e Alvarezit gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.

Ndeshja e parë e Canelos nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding, në Madison Square Garden të Nju Jorkut.

Alvarez debutimin e tij profesional në boks e bëri në tetor të vitit 2005 dhe ka një rekord prej 42-0-1 deri në humbjen e tij të vetme ndaj Floyd Mayëeather në shtator 2013.

Alvarez shpejt u rikuperua për të fituar shtatë ndeshjet e tij të ardhshme radhazi. /Telegrafi/