Telegrafi

Nënshkruhen tre Memorandume për Trepçën

Memorandumi i parë mirëkuptimi është nënshkruar nga Ministrja Pula (MEM) zv/ministri Krasniqi (MMPH) dhe drejtori Trepçës Shala që për objekt kishte ndërtimin e Muzeut të Kristaleve në Mitrovicë.

Memorandum i dytë u nënshkrua nga ministrja Pula dhe drejtori i Trepçës Shala ndërsa objekt i saj ishte qasja në gjeodatabazë dhe GIS.

Ndërsa Memorandumi i tretë u nënshkrua nga zv/ministri Rexha (MEM) dhe drejtori i Trepçës Shala që për objekt kishte ndarjen e bursave për studentë.

Pas nënshkrimit të memorandumeve, ministrja Pula tha se ky akt tregon përkushtimin e Qeverisë respektivisht MEM-i për të ndihmuar këtë kompani që dikur ishte krenaria e Kosovës.
Ministrja Pula tha se këto memorandume do të jenë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë në funksion të zhvillimit dhe mbrojtjes së aseteve kombëtare siç është Kompleksi Trepça.

Drejtori i Kompleksit Trepça, Ferat Shala duke falënderuar MEM-in tha se është optimist për të ardhmen e kompanisë që drejton duke pas para sysh mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai pohoi se çdo mbështetje për Trepçën do të jetë një hap drejt konsolidimit ekonomik të vendit.

“Memorandumet që nënshkruhen në kuadër të Javës së Minatorëve, që këtë herë po mbahet nën patronatin e kryeministrit tregojnë më së miri përkushtimin e Qeverisë”. /Telegrafi/