Site icon Telegrafi

Nënshkruhen marrëveshjet për përkrahje financiare të biznes qendrave të tetë rajoneve të planifikimit

Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Biznes qendrat e tetë rajoneve të planifikimit sot nënshkruan marrëveshje për përkrahje financiare të Biznes qendrave për vitin 2016 me të cilën parashikohet që ministria të ndajë 3,2 milionë denarë për financimin e tyre, ose nga 400 mijë denarë për secilën qendër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Është e rëndësishme që të gjithë Biznes qendrat e pranuan konceptin për përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe tërheqje të investimeve edhe pse janë themeluar në një distancë kohore, ka thënë ministrja Shiret Elezi pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ajo ka theksuar se në fillim projekti ka qenë i përkrahur nga UNDP, ndërsa tani do të vazhdojë të funksionojë në bashkëpunim me Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ.

Ajo ka shtuar se me përkrahjen e GIZ do të realizohet nga një pilot masë në secilën nga rajonet për planifikim.

“Ardhmëria e zhvillimit është tek inovacionet, ndërsa qendrat janë ata që duhet ti shfrytëzojnë potencialet e rajoneve të planifikimit në mënyrë më inventive dhe ti hapin dyert për investues më të mëdhenj dhe në këtë mënyrë të mundësohet zhvillimi i barabartë rajonal”, ka theksuar Elezi.

Benjamin Moore nga GIZ ka porositur se sektori privat është lëviz i zhvillimit ekonomik dhe prandaj duhet të mbahet llogari për nevojat e bashkësisë së biznesit.

Ai po ashtu ka potencuar se duhet të gjendet mënyrë të tejkalohet zbrazëtira midis sektorit të biznesit, bashkësisë akademike dhe shoqërisë qytetare dhe të saktësohet çfarë hapash duhet të ndërmerren në lidhje me këtë./Telegrafi/

Exit mobile version