Telegrafi

Nënshkruhen marrëveshje për furnizim me ujë dhe për sistem kanalizimi në Pollog

Sot është nënshkrua një marrëveshje për financim të projekteve për rekonstruim të rezervoareve të ujit të sistemit për furnizim dhe për ndërtim të sistemit të kanalizimit në rajonin e Pollogut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar në komunën e Bogovinës ndërmjet ministrit për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, Nurhan Izairi, dhe kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Rezervoari i ujit do të ndërtohet në Sellarcë të epërme, kurse sistemi i kanalizimit do të ndërtohet në Pirok. Projekti përfshihet në programin e investimeve për ambient jetësor për vitin 2016 dhe duhet të përfundojë brenda tre muajsh./Telegrafi/