Site icon Telegrafi

Nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim bilateral mes Shkupit dhe Athinës

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras dhe ministrat nga të dy qeveritë në Shkup nënshkruan marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.

Zaev dhe Tsipras në kuadër të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, nënshkruan plan aksionar për përforcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës sipas marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes ministrive të mbrojtje së Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe kolegu i saj grek Evangelos Apostokalis.

Lexo po ashtu Zaev dhe Tsipras thanë se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë hapur rrugë për të ardhme më të mirë për dy vendet

Memorandum bashkëpunimi mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe MPJ-së greke për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, nënshkruan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Ksija Anagstllopu.

Sugareski dhe Spiri nënshkruan memorandum për zhvillimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore në drejtim Selanik Shkup Tabanoc. Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për transport, si dhe memorandum bashkëpunimi në energjetikën mes kompanive MER dhe DESFA.

Marrëveshje për hapjen e një vendkalimi kufitar mes dy vednve nënshkruan zëvendësministri i MPJ-së Andrej Zhernovski dhe ministri grek alternativ i MPJ-së, Ksija Anagstopollou./Telegrafi/

Exit mobile version